Connect with us

SKENA

Skandal në varrim! Çfarë ndodhi në ceremoninë mortore të vëllait të Gjestit

Publikuar

Gjatë ceremonisë mortore të Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, një incident i papritur ka shkaktuar indinjatë të madhe publike.

Eldioni u varros në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan, pasi humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Ndërsa qindra qytetarë dhe figura publike ishin mbledhur për të shprehur ngushëllimet, disa pjesëmarrës u fotografuan duke shkelur varret e personave të tjerë të varrosur aty pranë. Fotot u dërguan nga qytetarë të shqetësuar, të cilët i cilësuan pamjet “të turpshme dhe pa respekt”.

Veprimi ka ngjallur reagime të forta për mungesën e respektit dhe dinjitetit gjatë një akti kaq delikat. Publiku ka bërë thirrje që në ceremoni mortore të ketë më shumë kujdes e respekt ndaj vendit të shenjtë ku prehen të ndjerët.

Familja Kelmendi, e tronditur nga humbja e madhe, po përballet me një dhimbje shtesë teksa incidente të tilla i kanë lënë një shije të hidhur në një moment tashmë të rënduar emocionalisht.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK