Connect with us

SKENA

Shuhet këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare

Publikuar

Muzika shkodrane ka humbur një prej figurave të saj të çmuara, Agim Mollën. Ai njihej në kryeqendrën e veriut si një nga këngëtaret e fundit te ahengut shkodran dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj të kësaj tradite.

Për lajmin e trishtë, ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili u shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve. Newsbomb.al mëson se Agim Molla ka mbyllur sytë përgjithmonë, mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Shkodrës ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë.

“U shua simboli i ahengut shkodran! Me interpretimin e tij të veçantë, Agim Molla u bë pjesë e gëzimeve të shumë familjeve shkodrane, duke mbetur në kujtesë si ashiku i muzikës sonë tradicionale”, shkruan Beci.

Agim Molla ishte një zë i rrallë dhe shpirt i gjallë i muzikës popullore shkodrane, i cili do të kujtohet përherë nga familjet shkodrane si “ashiku” që kishte marrë pjesë në qindra gëzime të tyre dhe ua kishte mbushur mjediset familjare me hare dhe gëzim.

Ikja e tij krijon një boshllëk të madh, por pas mbeten gjurmët e arta të një trashëgimie të pashlyeshme, sepse Agim Molla ishte dhe do të mbetet një rojtar i denjë i folklorit, një mbrojtës i këngës së vjetër shkodrane, një pasuri që e pasuroi kombin me zërin dhe shpirtin e tij.

Advertisement
Shqipëri15 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme1 hour ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

NA NDIQ NË FACEBOOK