Connect with us

Shqipëri

Shpërthim me tritol – Detajet

Publikuar

LUSHNJË — Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur lagjen Gafurr Muça në Lushnjë gjatë orëve të para të mëngjesit. Shpërthimi ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, një emër i njohur për shkak të lidhjeve të saj me botën e krimit.

Dëme të mëdha materiale dhe frikë në lagje

Eksplozivi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar seriozisht hyrjen e banesës, fasadën e pallatit dhe disa automjete të parkuara aty pranë. Fatmirësisht, nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka persona të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e valës goditëse dhe janë thellësisht të shqetësuar.

Klea Gjata dhe lidhja me Laert Haxhiun

Shpërthimi dyshohet se është një mesazh apo akt hakmarrjeje i lidhur me të shkuarën kriminale të Klea Gjatës dhe të dashurit të saj, Laert Haxhiu, i cili konsiderohet si një figurë kyçe e krimit të organizuar.

Klea Gjata, 29 vjeçe, u bë e njohur për publikun pasi u arrestua më 28 shtator 2023, në kuadër të operacionit policor “Never Forget”. Arrestimi i saj erdhi pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili zbërtheu 6 krime të rënda të kryera nga grupi kriminal. E reja nga Lushnja dyshohej se ishte përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021 dhe u akuzua për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Më 21 mars 2024, Gjata u lirua me vendim të GJKKO-së, ku iu caktua masa e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ngjarja e sotme e lidhur me familjen e saj tregon se dhuna dhe llogaria mes grupeve kriminale vazhdon, pavarësisht veprimeve të autoriteteve. Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij sulmi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK