Lajme
“Shkolla s’është banjo publike” –Nxënësit bojkotojnë mësimin në Prishtinë për shkak të ujërave të zeza


Disa nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë kanë bojkotuar mësimin të mërkurën, pasi në ditët e para të vitit të ri shkollor janë detyruar të ndërrojnë ambient si pasojë e ujërave të zeza.
“Duam dije, jo ujëra të zeza”, shkruhej në njërën pankartë që mbanin nxënësit. “Shkolla s’është banjo publike”, shkruante një tjetër. Ndërsa një fëmijë kishte shkruar: “Kishim mall për mësim, na detyruat për bojkot”.




















