Connect with us

Bota

Shkëputet kabulli dhe bie teleferiku, vdesin 7 persona

Publikuar

SRI LANKA — Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Sri Lanka, ku shtatë murgj budistë kanë humbur jetën pas rënies së një teleferiku. Ngjarja ndodhi teksa murgjit po udhëtonin drejt Manastirit Na Uyana, një qendër e njohur meditimi.

Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga këputja e kabllos së teleferikut. Kabina, në të cilën ndodheshin gjithsej 13 murgj, ra në tokë, duke rezultuar në një bilanc të rëndë viktimash.

“Shtatë persona kanë ndërruar jetë,” deklaroi një zyrtar i policisë. Dy murgj arritën të shpëtonin me lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

Midis viktimave ka murgj nga India, Rusia dhe Rumania. Manastiri Na Uyana ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të Kolombos. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të vlerësuar gjendjen e sigurisë së sistemit të teleferikut.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK