Connect with us

Lajme

Sejdiu: Zhelina po investon në lidhjen e fshatrave dhe zhvillimin e turizmit malor

Publikuar

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, sot ka inspektuar punimet infrastrukturore në fshatin Merovë, ku është duke u ndërtuar rruga që lidh rrugën regjionale me fshatrat Merovë dhe Sallarevë.

Sejdiu theksoi se ky projekt ka rëndësi të madhe për banorët, pasi do të mundësojë lidhje më të mirë mes fshatrave dhe do të hapë rrugë për zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.
“Zhurma jonë janë makineritë e punës. Urbanizimi dhe zhvillimi i çdo fshati në komunën tonë vazhdon pa ndalë, për qytetarët tanë,” deklaroi ai gjatë inspektimit.

Komuna e Zhelinës vazhdon të zbatojë projekte konkrete në infrastrukturë, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e mundësive për zhvillim ekonomik në të gjitha fshatrat.

NA NDIQ NË FACEBOOK