Lajme
Sejdiu inspekton punimet në shkollë dhe rrugët e fshatit Dëbërcë

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka vazhduar inspektimet në terren për të parë nga afër ecurinë e projekteve infrastrukturore. Sot, krahas punimeve që po zhvillohen në shkollë, ai ka inspektuar edhe punimet e rrugës brenda fshatit Dëbërcë.
“Vazhdojmë t’i ndjekim punimet tona gjithandej, bashkë me popullin”, ka theksuar Sejdiu, duke nënvizuar përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve dhe për të siguruar realizimin cilësor të projekteve.
Punimet në infrastrukturë konsiderohen një ndër prioritetet kryesore të komunës, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët.

















