Connect with us

Bota

Rrëshqitje dheu dhe shira të rrëmbyeshëm, 15 të vdekur

Publikuar

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjes së dheut që kanë goditur zonën e Uttarakhand në Indi. Fatkeqësia ka shkaktuar dëme masive, duke marrë me vete biznese, rrugë dhe banesa.

Media të ndryshme kanë publikuar pamje nga terreni, ku shihen pasojat e rënda të motit të keq, ndërsa banorët kanë mbetur pa strehë. “Dyqanin tim e mori uji,” u shpreh një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI.

Gazeta “Indian Express” raportoi se 13 trupa u gjetën të martën në Dehradun, ndërsa një trup në distriktin Pithoragarh dhe një në Nainital.

Zona e Uttarakhand njihet për përmbytjet dhe rrëshqitjet e shpeshta të dheut, të cilat, sipas ekspertëve, janë një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike. Ky incident tragjik vjen pas një tjetër fatkeqësie të ngjashme në gusht, ku një rrëshqitje dheu në fshatin Darali la 60 persona të zhdukur.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK