Connect with us

Kosovë

Rrahman Rama nga Haga: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së, dënohet e gjithë Kosova

Publikuar

Në emisionin “Speciale” në Klan Kosova, në një lidhje direkte nga Haga, ka folur ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Ai ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale, atëherë do të jetë e gjithë Kosova ajo që dënohet.

“Realisht e kam pritë këtë masë me qenë. Janë shumë arsye pse duhet të jenë – dhe njerëzit e kanë kuptu që nëse ky proces nuk shkon mirë, dënohemi të gjithë. Kështu që është shumë madhështore dhe me rëndësi përkrahja. Nëse ata dënohen, dënohet e gjithë Kosova”, u shpreh Rama.

NA NDIQ NË FACEBOOK