Lajme
Raportohet e zhdukur një 13 vjeçare në Fushë Kosovë


Një vajzë e mitur, 13 vjeçe, është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 shtator 2025, rreth orës 22:30, nga një qytetar, i cili ka njoftuar se mbesa e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjoluli” në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.




















