Maqedoni
Ramadani: Bojana, zemra bujqësore e Sarajit do të mbështetet me projekte moderne

Nga Bojana e Dervenit, vendi ku rritet rrushi më i ëmbël i rajonit, kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, solli vizionin e tij për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit lokal.
Ramadani theksoi trashëgiminë e vyer të punës së bojanalive dhe angazhimin historik të Selim Bojanës, që e kanë bërë këtë vend sinonim të mikpritjes dhe zemër të prodhimit bujqësor.
Ai premtoi mbështetje konkrete për vreshtarët me projekte moderne të ujitjes “pikë për pikë”, për të rritur eficiencën dhe kursyer ujin, si dhe iniciativa për qasje direkte në rrjetin elektrik, që do të lehtësojë punën dhe do të shtojë prodhimtarinë.
“Panoramat e Bojanës janë unike. Ne jemi të vendosur ta shndërrojmë këtë pasuri natyrore e historike në motor të zhvillimit bujqësor dhe turistik të Sarajit,” u shpreh Ramadani.















