Connect with us

Shqipëri

Rama prezanton Qeverinë e re/ Ja kush janë emrat e kabinetit të ri

Publikuar

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në Asamblenë e PS-së, prezantoi këtë tës enjte emrat e Qeverisë së re.

Emri i parë që rikonfirmohet është ai i Belinda Ballukut, e cila do të jetë njëkohësisht zëvendëskryeministre si dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Më poshtë, emrat e qeverisë së re, të shpallur nga Rama:

Belinda Balluku – zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Albana Koçiu – ministre e Punëve të Brendshme.

Elisa Spiropali – ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Petrit Malaj – rikonfirmohet ministër i Financave.

Blendi Gonxhe – ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Sofjan Jaupaj – ministër i Mjedisit.

Mirela Kumbaro – ministre e Arsimit.

Evis Sala – ministre e Shëndetësisë.

Delina Ibrahimaj – ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Besfort Lamallari – ministër i Drejtësisë.

Pirro Vengu – konfirmohet ministër i Mbrojtjes.

Andis Salla – ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ervin Demo – ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Adea Pirdeni – konfirmohet ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Toni Gogu – ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin.

Si kryetar Kuvendi, ai propozoi që vendin e Elisa Spiropalit ta marrë Niko Peleshi, ndërsa Taulant Balla rikthehet si kryetar grupi parlamentar i PS. Nënkryetare e Kuvendit do të jetë deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu. Gjithashtu, kreu i Qeverisë udhëzoi që Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave, të shkarkohet si kryebashkiaku i kryeqytetit dhe propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate e PS në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës. Rama po ashtu zbuloi se ish-ministri Igli Hasani do të drejtojë komisionin parlamentar të punëve të jashtme, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do drejtojë komisionin e ligjeve. Një tjetër ish-ministër, Arbi Mazniku, u propozua nga Rama si drejtues komisionit parlamentar të posaçëm për reformën e re zgjedhore.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK