Lajme
Qamili me banorët e lagjes “Shaip Kamberi”: Me një zë “PO” kapitullit të dytë të Tetovës

Bartësi i listës për këshillin komunal të Tetovës, Albi Qamili, së bashku me kryetarin e komunës, Bilall Kasami, shefin e shtabit Besar Durmishi dhe kandidatët për këshilltarë, takuan banorët e lagjes Shaip Kamberi.
Gjatë takimit u diskutuan punët e arritura gjatë mandatit të parë, sfidat e hasura, si dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës. Qamili theksoi se qyteti po përgatitet të thotë me një zë “PO” kapitullit të dytë të transformimit.
Mesazhi i tij ishte i qartë: Tet❤️va s’ndalet!















