Shqipëri
Publikohen pamjet tronditëse nga ekzekutimi i Kristian Kolës në Shkodër – autorët afrohen, qëllojnë dhe kontrollojnë nëse ka vdekur! (VIDEO)

Në videon e publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj shihet qartë si dy autorë afrohen pranë hotelit ku ndodhej shënjestra dhe hapin zjarr ndaj tij.
Njëri prej atentatorëve kthehet edhe një herë për t’u siguruar nëse Kola ka ndërruar jetë, ndërsa më pas të dy largohen me shpejtësi, duke mos lënë asnjë gjurmë. Në sfond, dy zonja shihen teksa largohen të tmerruara, ndërsa në afërsi ndodhej një autobus me turistë që sapo kishte ndaluar.
Dëshmitarët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna për shkak se arma dyshohet të ketë qenë me silenciator. Ata kanë parë vetëm trupin e Kolës të shtrirë në tokë.
Kristian Kola, i cili së bashku me babanë e tij drejtonte një kompani ndërtimi, nuk kishte precedent penal dhe as konflikte të njohura me të tjerët. Policia po heton disa pista për të zbardhur motivet dhe autorët e këtij ekzekutimi makabër.
















