Connect with us

Shqipëri

Prag tragjedie, zjarri përfshin disa banesa

Publikuar

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija” të qytetit të Shkodrës, katër banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e flakëve janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç, dhe S. K., 74 vjeç. Gjithashtu, janë dëmtuar pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave si dhe përcaktimin përfundimtar të shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK