Connect with us

Ndryshe

Përfundon gjykimi i Cardi B-së, reperja sulmon një gazetar në dalje të gjykatës

Publikuar

Cardi B është liruar nga akuza për sulm fizik ndaj një roje të sigurisë, për një incident që ndodhi në vitin 2018.
Reperja u shpall e pafajshme nga juria e Los Angeles-it dhe nuk është e obliguar t’i paguajë rojës dëmshpërblimin e kërkuar prej 24-milionë dollarësh.

Emani Ellis, ish-roja e sigurisë, e cila punonte në ndërtesën në Beverly Hills ku ndodhej zyra e gjinekologut të Cardi B-së, pretendoi se incidenti i la asaj plagë të qëndrueshme fizike dhe emocionale, transmeton IndeksOnline.

Ajo pretendoi se Cardi B ia çau faqen me një thu të gjatë dhe pështyu mbi të, duke thënë se plaga kërkoi ndërhyrje kirurgjikale plastike dhe i kushtoi me punë.

Cardi B, e cila ishte shtatzënë në atë kohë dhe po përpiqej ta mbante private shtatzëninë e saj, i tha gjykatës se Ellis e ndoqi, e filmoi në telefon dhe refuzoi t’i jepte hapësirë.

 

Juria përfundimisht mori anën e reperes, duke e rrëzuar çështjen.

Por, incident madhor u zhvillua në dalje të gjykatës, pas përfundimit të seancës.

Cardi B sulmoi me laps një gazetar, i cili e ngacmoi atë duke e pyetur mos është shtatzënë përsëri me ish-bashkëshortin.

Cardi reagoi ashpër ndaj kësaj pyetjeje, duke thënë se shpërfaq mungesë respekti dhe është pyetje seksiste.

Advertisement