OP / ED
Patriotizmi i kohës – Nga Hasim Murtezani

Shkruan: Hasim Murtezani, zv sekretar gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Politika lidhet me karakterin e njeriut!
Sot ta luftosh korrupsionin konsiderohet patriotizëm!
Sot ta parandalosh varfërinë dhe ti risësh pagat e punonjësëve konsiderohet patriotizëm!
Sot ta parandalosh ikjen e rinisë nga vendi konsiderohet patriotizëm!
Sot të hapish vende të reja pune konsiderohet patriotizëm!
Sot të angazhohesh që në shtet të ketë liri për sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës konsiderohet patriotizëm!
Sot të sjellësh investitorë të huaj dhe të hapen fabrika për zhvillimin e ekonomisë së vendit konsiderohet patriotizëm!
Sot të investosh në shkolla, spitale dhe rrugë je patriotë i vërtetë!
Sot tu krijosh kushte të mira jetese qytetarëve të vendit tënd je patriotë i sinqertë!
Sot kushdo që punon në ngritjen e standardit shtetërorë dhe qytetarë në këtë shtet ata janë shtetdashësit dhe atdhedashësit e këtij vendi!
Edhe patriot edhe hajdut i parasë qytetare nuk shkon!
Kaloi koha kur “patriotizmin” e keqpërdornin si mekanizëm manipulimi për ti prekur emocionet e njerzëve, IKU AJO KOHË, ka ardhur epoka e punës, angazhimit, përkushtimit dhe progresit!






















