SKENA
Pas lajmit për vëllain e Gjestit, Don Xhoni merr një vendim

Një aksident i rëndë rrugor që ndodhi dje pasdite në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti, ka prekur thellë komunitetin artistik. Për shkak të këtij lajmi tragjik, artisti tjetër, Don Xhoni, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke shtyrë edhe publikimin e këngës së tij të re.
Në një postim në rrjetet sociale, Don Xhoni shkroi: “Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotëm që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim.”
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qungur të Pejës, ku një motor me katër rrota, i drejtuar nga Eldioni, u përplas me një veturë në një kthesë. Si pasojë, Eldioni humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një person tjetër, me iniciale K.B., pësoi lëndime të rënda dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.
Banorët e zonës, të tronditur nga ngjarja, kanë kërkuar nga autoritetet të zbardhin plotësisht rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, vetë Gjesti, i cili gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania 4” ka folur shpesh për lidhjen e ngushtë me vëllain, ende nuk ka bërë një reagim publik.
















