Connect with us

SKENA

Pas fyerjes ndaj Gjestit në ditën tragjike, Kozak Braci bën kthesën

Publikuar

TikTok-eri i njohur, Kozaku, ka reaguar publikisht me një kërkesë faljeje ndaj këngëtarit Gjesti dhe familjes së tij, pas një deklarate fyese të bërë gjatë një transmetimi live në TikTok.

Komenti i tij i papërshtatshëm erdhi në një moment të vështirë për familjen Kelmendi, e cila po kalon një tragjedi të rëndë.

Gabimi i rëndë dhe shpjegimi i Kozakut

Kozaku pranoi se reagimi i tij ishte i pamatur dhe shpjegoi se nuk ishte në dijeni të vdekjes së vëllait të Gjestit. “Sinqerisht nuk e dija që i kishte vdekur vëllai, nuk jam djalë i keq. Kur e mora vesh, më erdhi keq,” tha ai.

Më tej, TikTok-eri sqaroi se në momentin e deklaratës, ishte nën ndikimin e alkoolit, çka e kishte shtyrë të thoshte fjalë të pahijshme.

“Nuk është mirë me sha një njeri në ato momente. Kam gabuar,” u shpreh ai, duke kërkuar falje për veprimin e tij dhe duke u shprehur thellësisht i penduar.

Në fund, Kozaku i përcjelli ngushëllimet e tij familjes Kelmendi, duke shpresuar që fjalët e tij të mos e kenë lënduar edhe më shumë këngëtarin dhe të afërmit e tij në këtë periudhë të dhimbshme.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK