Connect with us

Shqipëri

Pamje nga aksidenti me vdekje, identifikohet viktima – Video

Publikuar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Lushnje, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”, ku si pasojë e një përplasjeje mes dy automjeteve, ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Fillimisht u raportua për tre të lënduar, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit. Megjithatë, burime spitalore konfirmuan se një prej tyre, shtetasja Marjana Kovaçi, rreth 60 vjeçe, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë rrugore, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e zonës dhe devijimin e qarkullimit. Për pasojë, trafiku u paralizua për disa minuta, ndërsa tani po menaxhohet me vështirësi nën drejtimin e patrullave të policisë.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarë që ndodheshin pranë momentit të përplasjes. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e tyre shëndetësore mbetet për t’u monitoruar.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK