Connect with us

Lajme

Osmani: Izet Mexhiti harroi kush e mbante mbi shpinë, sot ofendon Ali Ahmetin

Publikuar

bujar osmani

Kandidati i AKI-t, Bujar Osmani ka theksuar se për 20 vite të tëra Izet Mexhiti është mbajtur si mbretë mbi shpinë nga ana e BDI-së, ndërsa sot sipas tij, Mexhiti fyen kreun integrist Ali Ahmeti.

“20 vite të tëra ne të gjithë bashkë e mbajtëm Izet Mexhitin mbi shpinë si mbret. E mbajtëm si mbret, i mundësonim mandat pas mandati, pozitë pas pozite. E sot, papritur, me Adnan Azizin dhe Bilall Kasamin, e shohim duke e fyer Ali Ahmetin – njeriun që i ngriti në piedestal në çdo pozitë të mundshme politike dhe institucionale,” tha Osmani.

“Ne, që ditë e natë vraponim për t’i siguruar përkrahje, që i lamë familjet tona për t’i qëndruar pranë, sot e shohim të njëjtin njeri që shkoi të jetojë në Butel, e pas 20 vitesh kthehet përsëri në Çair dhe kërkon përkrahjen tuaj si opsion rezervë,” theksoi Osmani.

“Çairi kërkon ndryshimin e politikanëve. Çairi kërkon ndryshimin e kulturës së funksionimit, të kulturës së udhëheqjes,” përfundoi Osmani.

NA NDIQ NË FACEBOOK