Connect with us

Bota

OKB miratoi rezolutë rreth konfliktit izraelito-palestinez, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria abstenuan

Publikuar

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë të rëndësishme që mbështet Deklaratën e Nju Jorkut, një dokument i ri diplomatik që synon zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez përmes hapave konkretë, të pakthyeshëm dhe të kufizuar në kohë, raporton Euronews.

Rezoluta u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime, duke reflektuar një konsensus të gjerë ndërkombëtar. Mbështetje për dokumentin dhanë vende si Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Franca, dhe shumë të tjera. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Hungaria, Argjentina, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re, Paraguai dhe Tonga votuan kundër. Ndërsa nga shtetet e rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria abstenuan në votim.

Deklarata bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve, shkëmbimin e të burgosurve, tërheqjen izraelite, si dhe akses të plotë për ndihmën humanitare. Ajo riafirmon parimin se Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen nën një administratë të vetme palestineze, të drejtuar nga Autoriteti Palestinez në përputhje me parimin “një shtet, një qeveri, një ligj, një armë.”

Dokumenti i miratuar synon krijimin e një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe demokratik, brenda kufijve të vitit 1967, që të bashkëjetojë në paqe dhe siguri pranë Izraelit. Ai kundërshton në mënyrë të qartë pushtimin, zhvendosjen e detyruar, dhe ndryshimet e paligjshme territoriale apo demografike.

Rezoluta përfshin gjithashtu mbështetje për reforma të thella brenda Autoritetit Palestinez, si dhe mundësinë për krijimin e një misioni ndërkombëtar të përkohshëm për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të ndihmuar në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes.

Shqipëri11 seconds ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Lajme5 minutes ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme5 minutes ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Lajme6 minutes ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Maqedoni6 minutes ago

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Lajme7 minutes ago

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Lajme2 hours ago

Foto historike e qershorit 1999: Hashim Thaçi dhe Arbën Xhaferi në helikopterin gjerman duke parë Kosovën e lirë

Shqipëri2 hours ago

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Lajme3 hours ago

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Kosovë4 hours ago

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë ”, mesazhi i Shqipe Selimit një ditë pas vendimit të Hagës

Maqedoni4 hours ago

Humbi jetën pasi dyshohet se e goditi rryma gjatë larjes së automjetit

Maqedoni4 hours ago

Ibrahimi: Një krahasim që flet shumë për “drejtësinë” e Hagës

NA NDIQ NË FACEBOOK