Religjion
“O ju që keni besuar, bëni ruku, bini në sexhde, adhuroni Zotin tuaj dhe bëni mirësi…”

“O ju që keni besuar, bëni ruku, bini në sexhde, adhuroni Zotin tuaj dhe bëni mirësi, ashtu që të shpëtoni.” (Sure el-Haxh, 77)
Komenti:
Ky ajet përmbledh thelbin e jetës islame: adhurimin dhe veprat e mira. Allahu i Lartësuar na urdhëron të përkushtohemi në adhurimet siç është namazi, gjegjësisht rukuja dhe sexhdeja, me të cilat shprehet devotshmëria dhe nënshtrimi ndaj Zotit. Pastaj, menjëherë pas kësaj, vjen porosia për të bërë mirë. Kjo tregon qartë se adhurimi nuk është i plotë pa sjellje të drejtë dhe veprime të dobishme në jetën e përditshme.
Mesazhi:
Suksesi i vërtetë (felaḥ) nuk arrihet vetëm përmes ritualeve, ibadeteve, por duke i bashkuar ato me një jetë të udhëhequr nga morali dhe drejtësia. Islami kërkon një bashkim të sinqertë midis lidhjes së fortë me Allahun dhe marrëdhënies së shëndosh me njerëzit.
Islami është devocion, veprim dhe moral.
Le ta fillojmë ditën me këtë ftesë hyjnore për përkushtim, përulësi dhe mirësi.
Hfz. Mehas Alija























