Lajme
Nuredini: Rinia nuk është vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja, VLEN ua hapi rrugën të rinjve

VLEN ka bërë të ditur përmes një deklarate nga zëdhënësja e shtabit qendror, Yllka Nuredini, se ka përfshirë një numër të madh të rinjsh në listat për këshilltarë komunalë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Rinia nuk pret, rinia kërkon ndryshim dhe Rinia ndryshimin do e bëj, sepse Rinia VLEN”, u shpreh Nuredini, duke theksuar se të rinjtë nuk janë vetëm premtimi për të ardhmen, por pjesëmarrës aktivë në të tashmen politike dhe shoqërore të vendit.
Sipas saj, bartës i listës në Tetovë do të jetë Albi Qamili, një emër i njohur i brezit të ri, i cili përfaqëson energjinë dhe vizionin e gjeneratës së re. Në listën e Tetovës do të jenë gjithashtu edhe Lorina dhe Muhamedi, të cilët shtojnë peshën e përfaqësimit rinor në këtë garë.
Në komunat tjera, koalicioni ka vendosur gjithashtu të rinj në pozita kyçe: Fuatin në Petrovec, Eugeni në Strugë, Nazmiu në Dibër, Albesa në Butel dhe Iljazi në Likovë. Sipas Nuredinit, kjo është dëshmi se VLEN është koalicioni i brezit të ri, i cili synon të ndërtojë një gjeneratë të re politikanësh që do të sjellin ndryshimin e shumëpritur.
“Me këtë përfaqësim të gjerë rinor, VLEN po ndërton një strukturë politike që i jep zë dhe hapësirë rinisë, si një faktor kyç për të ardhmen e vendit”, theksoi Nuredini.
















