Ndryshe
‘Njerëzit e shëmtuar dhe ziliqarë shëndoshen’ – nutricionistja trondit publikun

Nutricionistja e njohur Tea Brame ka dhënë disa këshilla për kujdesin e shëndetit dhe trupit, sidomos pas periudhës së pushimeve. E ftuar në programin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo ngriti pyetjen: “A e di që stresi të shëndosh?”
Tea u shpreh se stresi dhe emocionet negative ndikojnë drejtpërdrejt në peshën trupore, duke përmendur si shembull edhe zilinë:
“Njerëzit e shëmtuar dhe ziliqarë shëndoshen, se zilia në njëfarë mënyre është stres”, – deklaroi nutricionistja.
Duke folur për lidhjen mes stilit të jetesës dhe shëndetit, Tea theksoi se çlirimi i kortizolit, hormonit të stresit, ndikon në shtimin në peshë dhe ky është një fakt i provuar me studime shkencore.
Në studio u diskutua gjithashtu mbi ndikimin e ushqimit tek aromat e trupit, ku nutricionistja shtoi:
“Aroma e spermës tek meshkujt lidhet me ushqimin që konsumon…”
Ronaldo Sharkën e tërhoqi veçanërisht vëmendja tek aspekti i stresit:
“Duhet t’ua themi shqiptarëve që për t’u dobësuar, një nga metodat është që të mos jeni ziliqarë, sepse ju shëndosh,” – u shpreh moderatori.
Deklaratat e Tea Brames kanë ndezur reagime në rrjetet sociale, me shumë përdorues që ndajnë mendime të ndryshme mbi lidhjen mes stresit, zilive dhe shëndetit trupor.
















