Lajme
Një ministre shëndetësie që i bie të fikët pak pas emërimit

Ministrja e re e Shëndetësisë e Suedisë, Elisabeth Lann, u plandos gjatë një konference për shtyp të martën, pak minuta pas prezantimit të saj zyrtar.
Lann, një anëtare e Partisë Demokristiane, po qëndronte pranë Kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit kur papritmas humbi ndjenjat dhe ra, duke goditur kokën në podium. Kryetarja e partisë Emba Busch dhe anëtarë të tjerë të partisë nxituan për ta ndihmuar, ndërsa rojet e sigurisë dhanë ndihmën e parë para se ta shoqëronin jashtë dhomës.
JUST IN: Swedish Health Minister Elisabet Lann collapses at press conference pic.twitter.com/zhviF4kCYQ
— BNO News Live (@BNODesk) September 9, 2025
Pak kohë më vonë, ministrja u kthye duke buzëqeshur dhe i qetësoi të pranishmit, duke thënë: “Nuk ishte një e martë normale, por kjo mund të ndodhë kur ke sheqer të ulët në gjak.” Nuk dihet ende nëse Lahn kishte nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor, por ajo nuk dukej se ishte lënduar. Konferenca për shtyp u anulua.
“Duket shumë serioze. Ajo ra pikërisht para meje”, tha një gazetar i DN që ishte në dhomë.
Lahn, e cila më parë ishte këshilltare bashkiake në Göteborg, mori detyrën si ministre e Shëndetësisë të martën pasi paraardhësi i saj, Ako Ankarberg Johansson, dha dorëheqjen papritur të hënën. /tesheshi.com/


















