Connect with us

Shqipëri

Një keqkuptim i panevojshëm për dasmën e djalit të Jozefina Topallit

Publikuar

Nga Denis Dyrnjaja 

Debati publik mbi dasmën e djalit të Jozefina Topallit ka devijuar drejt një drejtimi të gabuar, kush e pagoi, sa kushtoi, dhe nëse ka të ardhura të justifikueshme për një festë të tillë. Ky është një shteg i gabuar diskutimi, ku shumica kanë rënë në kurthin e debatit, ka apo nuk mundësi financiare familja Topalli të mbulojë shpenzimet e kësaj dasme vanitoze. Sepse çështja nuk është fare tek fatura në fakt. 

Problemi i vërtetë është simbolika. Dhe në politikë, simbolika është gjithçka. Znj. Topalli nuk është një qytetare e zakonshme që marton djalin. Është një ish-kryetare Kuvendi, një figurë qendrore e së djathtës shqiptare dhe së fundmi, një nga rikthimet më të bujshme në radhët e opozitës. Ajo mbart një peshë morale dhe politike për mijëra demokratë të zhgënjyer, që shpresojnë ende në rikthimin e një opozite të pastër, të sinqertë dhe të ndershme në pushtet. 

Kur një figurë e tillë zgjedh të shfaqet me një festë të tejdukshme luksi, në një kohë kur narrativa opozitare është ndërtuar mbi kritikën ndaj arrogancës së pushtetit dhe largimit nga realiteti i shqiptarëve, krijohet një çarje e thellë mes fjalës dhe veprimit. Nuk është thjesht vanitet personal, por një mesazh i dëmshëm politik i cili relativizon perceptimin se edhe ne jemi njësoj si ata. 

Pra problemi nuk është luksi, por kur luksi shfaqet pa vetëdije politike. Në këtë mes, elektorati opozitar ndihet i braktisur për të mos thënë i tradhtuar në ideale, jo sepse një nënë festoi dasmën e të birit, por sepse një personazh i rëndësishëm në historinë e opozitës, nuk u kujdes të mendonte për çfarë po luftohet. Për të tjerat djali i znj. Topalli të trashëgohet e pastë vetëm mirësi e gëzime në jetën dhe familjen e tij! 

The post Një keqkuptim i panevojshëm për dasmën e djalit të Jozefina Topallit first appeared on JavaNews.al.

Shqipëri27 seconds ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme1 hour ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni2 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni2 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë2 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni3 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri3 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni4 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota4 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme4 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme4 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme4 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

NA NDIQ NË FACEBOOK