Connect with us

Shqipëri

Një grua në krye të SPAK? Ja kush pritet të zëvendësojë Altin Dumanin

Publikuar

Avokati i njohur, Genc Gjokutaj, ka ngritur dyshime të forta mbi procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). I ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, Gjokutaj pretendoi se Anita Jella është emri më i kuotuar për këtë post.

Gjokutaj shprehu shqetësimin se procesi i përzgjedhjes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) është i ndikuar nga lidhje nepotike, pavarësisht transparencës publike. “E gjithë KLP-ja janë lidhje nepotike. Ata tani të bëjnë transparencë sa të duan, por ajo është transparencë në llojin e tyre,” tha Gjokutaj. “Porosia është dhënë, kanë nxjerrë në krye me pikë një që s’duhet të jetë. Përflitet një Jella, Jella. Atë po thonë,” shtoi ai, duke theksuar se për të ndryshimi nuk varet nga emrat, por nga kapja e institucionit.

Kush është Anita Jella?

Anita Jella ka një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në sistemin e drejtësisë. Ajo ka punuar si prokurore në Elbasan dhe Librazhd, ku drejtoi Prokurorinë deri në vitin 2007. Më pas, ajo shërbeu për 10 vjet në Prokurorinë e Durrësit, të cilën e drejtoi nga viti 2018 deri në korrik të vitit të kaluar.

31 korrik 2024, KLP e emëroi atë prokurore në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, me një mandat 9-vjeçar. Kjo lëvizje e fundit, së bashku me vlerësimin e lartë me pikë, e vendos Jellën në qendër të vëmendjes për postin drejtues të SPAK-ut, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Megjithatë, pretendimet e Gjokutajt hedhin hije dyshimi mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes, duke vënë në diskutim nëse zgjedhja do të bëhet mbi meritat apo lidhjet.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK