Lajme
Nis mbrojtja e kupolës së UÇK-së në Hagë: avokatia e parë, nga SHBA

Në Hagë nisi mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-se ndaj akuzave të ngritura ndaj tyre, në një proces që ngjan krejtësisht nën ndikime gjeopolitike’
James Rubin, ish-Ndihmës Sekretar i Shtetit atë kohë, ishte i pari dëshmitar.
Sipas ish-këtij zyrtari amerikan, kurrë nuk ka dëgjuar për implikim në krime të Thaçit a Krasniqit apo krerëve të tjerë të UÇK-së.
“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me zotëri Krasniqi, as me zotëri Thaçi. Rreth 25 vite pasi janë larguar nga qeveria kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacion lidhur me këtë pretendim dhe jo vetëm në vitin 2000, por edhe dekada më vonë kur miq dhe shokë kishin mundësi që të më japin informacione, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna ose informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së”, deklaroi Rubin. /tesheshi.com/



















