Connect with us

Shqipëri

Nis aksioni tjetër/ Largoni makinat e parkuara në rrugicat e Tiranës, brenda pak ditësh…

Publikuar

Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur aksionin për të “spastruar” makinat e braktisura në rrugët kryesore dhe lagjet e kryeqytetit.

Uniformat blu në kryeqytet paralajmëron qytetarët që t’i largojnë vetë këto mjete ose në të kundërt do të hiqen me karroatrec, duke u penalizuar edhe me gjoba.

Policia njofton se ky aksion ndërmerret për të liruar hapësirat me qëllim që të përmirësohet qarkullimi.

“Policia Bashkiake Tiranë ka nisur procesin e njoftimit për mjetet e braktisura, të cilat kanë zënë hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit. Pronarët ose poseduesit e mjeteve ftohen të kryejnë heqjen vullnetare, për të shmangur procedurat administrative dhe për të kontribuar në një qytet më të pastër. Lirojmë hapësirat publike; Përmirësojmë qarkullimin; Krijojmë një qytet më të rregullt. Për çdo automjet të konstatuar në lagjen apo zonën tuaj, lutemi dërgoni foto dhe lokacion në numrin: 0689500030”, njofton policia.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK