Connect with us

Kosovë

Ngjarje e rëndë, ka humbje jete

Publikuar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Manastirc, afër Ferizajt, ku një person ka humbur jetën në rrethana aksidentale. I ndjeri po priste dru në oborrin e tij kur një lis i madh i ra sipër.

Menjëherë pas aksidentit, viktima u transportua në qendrën emergjente, dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet për rastin, duke e marrë në shqyrtim prokurorinë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, trupi i pajetë iu dorëzua familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas raportit të policisë, “derisa viktima ishte duke prerë dru në afërsi të oborrit, një lis ra mbi të, duke i shkaktuar lëndime trupore të rënda, që çuan në vdekjen e tij.” Kjo ngjarje e trishtë ka lënë të shokuar banorët e zonës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK