Shqipëri
Nga opozita emërohet në qeverinë e re – EMRI

TIRANË — Qeveria shqiptare ka miratuar sot një sërë ndryshimesh në nivelin e zëvendësministrave, duke shënuar rikthime të rëndësishme në postet publike.
Silva Caka, ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), është emëruar zëvendësministre e Brendshme. Ky vendim vjen pas shkarkimit të zëvendësministrit të mëparshëm, Andi Mahilaj. Caka ka një përvojë të gjerë si juriste dhe politikane, duke shërbyer më parë si deputete në Kuvend dhe anëtare e komisioneve të rëndësishme, përfshirë atë për Çështjet Ligjore dhe Reformën në Drejtësi. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Ndryshime ka pasur edhe në sektorë të tjerë:
- Ministria e Shëndetësisë: Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Mira Kapisyzin. Tomini rikthehet në këtë detyrë, pasi më parë ka drejtuar Institutin e Shëndetit Publik (ISHP).
- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Ish-deputetja Edona Bilali është emëruar zëvendësministre në këtë dikaster.
















