Connect with us

Lajme

Nexhmedin Sadiku: Vaksinca është zemra që rreh për ndryshim

Publikuar

Kandidati për Komunën e Likovës nga VLEN, Nexhmedin Sadiku, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Vaksincë, ku morën pjesë ish-deputetët Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi dhe Gazmend Aliu, bartësi i listës së këshilltarëve Lirim Jashari si dhe shumë mbështetës të tjerë.

Gjatë takimit, Sadiku tha se banorët e Vaksincës dhe të gjithë Likovës përballen me sfida të përditshme, si mungesa e ujit të pijshëm, arsimi cilësor, infrastruktura moderne, punësimi dhe mbështetja për bujqësinë. Ai theksoi se këto janë prioritetet kryesore mbi të cilat do të fokusohet me përkushtim dhe vendosmëri.

“Si nip i Vaksincës, ky takim ishte edhe më i veçantë për mua, sepse lidhja ime me këtë vend është emocionale, e sinqertë dhe e fortë. Vaksinca dhe e gjithë Likova janë të vendosur për fitore, që përkthehet në ujë të pijshëm, infrastrukturë, zhvillim dhe mirëqenie,” deklaroi Sadiku.

NA NDIQ NË FACEBOOK