Connect with us

Bota

Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose …

Publikuar

më

Pavarësisht gjuhës ndëshkuese nga bota dhe paralajmërimeve nga Katari, Izraeli nuk ndalet. Kryeministri Benjamin Netanjahu e krahason 7 tetorin kur sulmoi Hamasi me 11 shtatorin, ditën atentatit terrorist të Al Kaedës në zemër të Shteteve të Bashkuara, ndërsa shton se ashtu si Uashingtoni që luftoi për sigurinë e tij, edhe Tel Avivi po bën të njëjtën gjë.

“Në po u shkojmë pas terroristëve që kryen masakrën e 7 tetorit. Ne sulmuam në Katar, pasi është një shtet i cili u mundëson atyre: qëndrim të sigurtë, strehon terroristët, financon Hamasin, u jep shefave të terrorit vila luksoze, pra u jep gjithçka atyre. I them Katarit dhe të gjitha shteteve që strehojnë terroristët: dëbojini ata, ose nxirrini para drejtësisë. Pasi nëse nuk e bëni ju, ne do ta bëjmë”, tha Netanjahu.

Ndërkohë, Izraeli ka urdhëruar të gjithë popullatën në qytetin e Gazës që të largohet nga territori, ndërsa forcat e tij të armatosura po pushtojnë të gjithë pjesën veriore të tokës palestineze. Sulmet e ushtrisë kanë shkatërruar disa blloqe pallatesh të larta. IDF konfirmon se tashmë ka pushtuar gjysmën e qytetit të Gazës dhe se po përgatitet që të luftojë atë që kryeministri Netanjahu e quajti “bastionin e fundit të rëndësishëm” të Hamasit.

Ushtria izraelite pretendon se numri total i të zhvendosursve ka shkuar në rreth 200 mijë. Por vlerësohet se afër 1 milionë palestinezë kanë qenë të pranishëm në Qytetin e Gazës përpara nisjes së ofensivës së re. Shumica prej tyre jetojnë në tenda apo strehimore. Palestinezët sfidojnë urdhrat për evakuimin madje edhe Hamasin, duke kërkuara që liderët e grupit të mos qëndrojnë në dhoma luksoze në Katar, por të kthehen në qytet. “Të pëlqen ty ose jo, zoti Netanjahu, ne nuk do të largohemi”, thotë një banor për median BBC. “Shko merru me Hamasin, vritini ata dhe jo ne, pasi nuk kemi faj. Është nëse varrosem këtu, nuk do të largohem. Kjo është toka ime”, shtoi ai. Kryeministri i Katarit në një intervistë ekskluzive për CNN e quajti sulmin e Izraelit një veprim barbar dhe terrorizëm shtetëror, ndërsa konfirmoi se veprimi ka vrarë shpresën për lirimin e pengjeve.

Advertisement
Shqipëri2 minutes ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme29 minutes ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Lajme45 minutes ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme47 minutes ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme51 minutes ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme51 minutes ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni1 hour ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme2 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Sport2 hours ago

Lavdrim Kasami grumbullohet te Maqedonia U19 për eliminatoret 2027

Kosovë3 hours ago

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…

NA NDIQ NË FACEBOOK