Connect with us

Lajme

Nëndega e BDI-së në Odër dhe Përshefcë mbështesin Daut Memishin dhe VLEN

Publikuar

Nëndega e BDI-së në Odër dhe Përshefcë ka deklaruar mbështetjen e saj për kandidatin e VLEN-it për Komunën e Tearcës, Daut Memishi. Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e përpjekjeve opozitare në këtë komunë, duke treguar qartë orientimin e strukturave lokale drejt ndryshimit politik.

Kandidati për kryetar të Tearcës, Daut Memishi, nëpërmjet një statusi ka theksuar:

”Miqtë e vërtetë dalin në pah në betejat e mëdha. Ata qëndrojnë me guxim, me dinjitet, dhe kur vjen momenti i vendimit,guximi hap rrugën drejt fitores. Kjo fitore nuk do të jetë vetëm e jona, por e të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve që besojnë në këtë rrugëtim për Tearcën që VLEN.Ne e kthejmë guximin në ndryshim dhe padyshim, betejën në fitore!”, ka shkruar Memishi nê Facebook.