Connect with us

Maqedoni

Në qelinë e Vasevit janë gjetur tre celularë, ai pretendon se nuk janë të tij

Publikuar

Në qelinë e ish drejtorit të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji Nino Vasev janë gjetur tre celularë, për të cilat ai para gjykatës tha se nuk janë të tij.

Gjyqtarja Sllavica Naumovska Josifovska, para fillimit të gjykimit të sotëm për rastin Onkologjia 2, kundër Vasevit dhe Nehat Nuhiut për tenderë fiktiv dhe punë ekonomike joadekuate, ka informuar se Gjykata ka marrë njoftim nga INP Burgu Shkup se në qelinë e Nino Vasev janë gjetur dhe marrë tre celularë.

Vasev, në lidhje me celularët para Gjykatës tha se nuk është marrë celulari i tij.

“Dua t’ju njoftoj se pati disa kontrolle. Tek unë nuk është gjetur dhe nuk është marrë celulari im”, tha Vasev.

Gjykata Penake në qershor të këtij viti miratoi akuzën kundër ish drejtorëve të Klinikës për Radiologji dhe Onkologji, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për keqpërdorim, mashtrim dhe përvetësim në shërbim nga viti 2018 deri më 2022. Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme kanë furnizuar barna, i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin për gati 36 milionë euro. Vasev është akuzuar edhe në një rast tjetër për trajtim joadekuat të pacientëve të klinikës.

Në aktakuzë thuhet se veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, të akuzuarit, drejtorët mjekësor dhe organizativ, e kanë kryer me tejkalimin e kufijve të autorizimit të tyre zyrtar dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre zyrtare në procedurat për prokurime të barnave, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ligjin për sigurim shëndetësor, Statusin e Klinikës, Ligjin për buxhetet dhe Ligjin për prokurime publike. Me këto veprime ata kanë përfituar interes të madh pronësor për një tjetër dhe kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej mbi 2,2 miliardë denarë.

Gjithashtu, të dy akuzohen për mashtrim në shërbim sepse kanë kryer disa veprime ligjore të lidhura në kohë që paraqesin kryerje të shumëfishtë të të njëjtit veprim, duke përfituar nga e njëjta marrëdhënie e përhershme dhe rrethana të njëjta, në mënyrë që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror për një tjetër, ata krijuan një detyrim të paligjshëm dhe e lanë në mashtrim Fondin për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të bërë një pagesë të paligjshme. Në këtë mënyrë, ata përfituan një përfitim të konsiderueshëm për furnizuesit e barnave në një shumë totale prej mbi 430 milionë denarësh.

Përveç kësaj, ndaj Vasevit dhe tre mjekëve onkologë po përgatitet edhe një padi për trajtim joadekuat të pacientëve.

Shqipëri9 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport28 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë1 hour ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë1 hour ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme1 hour ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë3 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

NA NDIQ NË FACEBOOK