Connect with us

Lajme

Nazim Taipi: Me sharje e fyerje nuk fitohen zemrat e njerëzve, unë vij te ju me projekte

Publikuar

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve dhe kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami, për të cilin shkruan se ofeandimet e Kasamit janë shenjë e frigës dhe pasigurisë. Taipi shton se unë nuk vij tek ju me sharje, por me punë, ide dhe projekte të qarta për të ardhmen e Tearcës, shkruan Top24

” Të dashur qytetarë të Tearcës,

Sot, disa mendojnë se me sharje e fyerje mund të fitojnë zemrat e njerëzve. Por banorët e Tearcës nuk mashtrohen nga zhurma dhe fjalët boshe.

Ofendimet e Bilall Kasamit janë shenjë e frikës dhe pasigurisë së tij. Unë nuk vij tek ju me sharje, por me punë, ide dhe projekte të qarta për të ardhmen e Tearcës.

Ne e dimë mirë se çfarë na duhet: rrugë më të mira, shkolla më cilësore, zhvillim ekonomik dhe mbështetje për çdo familje.

Unë besoj te fuqia e qytetarëve të Tearcës. Bashkë, do ta ndërtojmë një të nesërme ku krenaria jonë nuk matet me fyerje, por me punë dhe rezultate.

Bashkë për Tearcën tonë!”, ka shkruar Taipi.

NA NDIQ NË FACEBOOK