Connect with us

Lajme

Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi, jep dorëheqje nga posti

Publikuar

Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra gjatë mbledhjes së rregullt të Myftinisë së Tetovës, të mbajtur më 19 shtator 2025, transmeton Zyrtare.

Në një deklaratë publike, Nesimi theksoi se vendimi është marrë me vetëdije të plotë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, duke theksuar se edhe shumica e anëtarëve të Myftinisë janë tërhequr nga funksionet e tyre.

“Detyrën e Myftiut e kam pranuar dhe bartur me nderë, dhe po e lë me plot nderë. Jam krenar për shërbimin tim, por tërhiqem për të ruajtur unitetin, respektin e ndërsjellë dhe harmoninë mes besimtarëve dhe hoxhallarëve, si dhe për të mbrojtur institucionin e vetëm shpirtëror të muslimanëve në RMV – BFI-në,” u shpreh Nesimi.

Ai tha se gjatë mandatit të tij nuk ka tradhtuar besimin e askujt dhe ka punuar pa kursyer kohë e lodhje, shpesh edhe përballë kërcënimeve. Nesimi falënderoi bashkëpunëtorët, institucionet arsimore e fetare, ambasadat e Shqipërisë, Kosovës, SHBA-së, Turqisë dhe OSBE-në për mbështetjen e dhënë, si dhe Universitetin e Tetovës për bashkëpunimin./ZYRTARE.net