Connect with us

Shqipëri

Moti orët në vijim, paralajmëron meteorologia: Pritet…

Publikuar

TIRANË — Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja, ka paralajmëruar se fundjava do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Këto ndryshime do t’i japin fund verës së gjatë që zgjati deri në shtator dhe do të sjellin një atmosferë tipike vjeshte.

Shira dhe erë e fortë

Reshjet e shiut do të jenë më të përqendruara në jug dhe juglindje të vendit, ku priten edhe rrebeshe. Ndërsa në veri dhe në qendër, përfshirë Tiranën, reshjet do të jenë më të pakta.

Porja tha se e shtuna dhe e diela do të nisin me kthjellime në orët e paradites, por pjesa e dytë e ditës do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu.

Një element tjetër shqetësues do të jetë era. Ajo mund të arrijë shpejtësi deri në 50 km/orë në disa momente, sidomos të shtunën në mbrëmje dhe të dielën gjatë natës, duke krijuar probleme në brigjet detare dhe në trafikun detar.

Rënie e ndjeshme e temperaturave

Pas një shtatori jashtëzakonisht të nxehtë, temperaturat do të bien ndjeshëm. Të shtunën, maksimalet do të arrijnë rreth 27-28 gradë Celsius, ndërsa një rënie tjetër do të ndodhë gjatë së dielës dhe në fillim të javës së ardhshme. Kjo rënie e temperaturave do të sjellë një lagështi dhe freski karakteristike të vjeshtës.

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme, sipas Meteoalb, pritet të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Advertisement
Maqedoni14 minutes ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri44 minutes ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme2 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni2 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni3 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë3 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni3 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri4 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni4 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota5 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme5 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme5 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK