Lajme
Modernizohet ndriçimi pubik/ Kasami: Më shumë dritë, më pak shpenzime në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se qyteti ka kaluar në një fazë të re të modernizimit të ndriçimit publik. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai theksoi se poçet e vjetra të natriumit janë zëvendësuar me ndriçues LED, duke sjellë ndryshime të mëdha në kursimin e energjisë dhe financave komunale.
Sipas Kasamit:
Konsumi i energjisë është ulur me 75%.
Emetimi i CO2 është reduktuar me 89%.
Nga një humbje prej 14 milionë denarësh në vit, komuna tani ka kaluar në 12 milionë denarë fitim vjetor, pa e rënduar buxhetin e qytetarëve.
“Kujdesemi për Tetovën”, shkroi Kasami, duke theksuar se ky investim sjell jo vetëm dritë më të mirë në rrugë, por edhe një ambient më të pastër dhe ekonomi më të shëndoshë për komunën.

















