Connect with us

Maqedoni

Mexhiti: Nga nëndega “Ukshin Hoti” nis fuqishëm mesazhi i ndryshimit, 19 tetori do të jetë dita e fitores së madhe

Publikuar

Mbrëmë u hap shtabi zgjedhor i fitores në nëndegën “Ukshin Hoti”, ku kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti u mirëprit nga banorët me përkrahje të fuqishme.

Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi se mesazhi i qytetarëve është i qartë dhe i vendosur, 19 tetori do të jetë dita e fitores së madhe të Çairit.

“Energjia dhe mbështetja që po marrim çdo ditë nga qytetarët tregojnë se rruga e fitores është e hapur dhe e sigurt. Kundërshtarët tanë kanë mbetur pa fuqi, pa besim dhe pa njerëz. Çairi ua ka kthyer shpinën, sepse ka parë qartë se kush kanë qenë dhe çfarë kanë bërë”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi rolin e rëndësishëm të kësaj nëndege në fitoren e ardhshme.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK