Lajme
Mexhiti godet opozitën shqiptare: Në 8 vitet e fundit ka pasur dy zv/kryeministra të Çairit, por ata nuk bënë asgjë për Çairin

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në takimin me banorët e Fushë Topanës sonte tha se rreth 1 miliardë euro janë ndarë për investime kapitale nëpër komunat tona.
Prej atyre, 300 milionë janë paraparë për 15 komuna shqiptare, sepse ato janë diskriminuar dekada me radhë.
Sipas tij, të tjerët (duke aluduar në opozitën), e kanë përdorur Çairin si trampolinë për të ndejt në qeveri, shpesh të flisnin për kushte elementare, ujësjellës, kanalizim, rrejt atmosferik dhe kjo ka qenë një nga arsyet që ka ikur rinia.
“Ne edhe qeverinë e shfrytëzojmë për Çairin, prandaj nuk ka pasur historikisht prej viteve të 90-ta qeveri që ka mbështet komunat më shumë se kjo qeveri”, tha Mexhiti.
Prandaj, shton ai ne po tregojmë dallimin, ndryshimin dhe të tjerët vijnë edhe pas 20 viteve për të kërkuar votën tuaj, që të rikthehen në qeveri dhe për t’i ikur përgjegjësisë dhe për të premtuar duke marrë votën se do të bëjmë këtë apo atë.
“Në 8 vitet e fundit ka pasur dy zv/kryeministra të Çairit, por ata luanin futboll në zyrat e tyre dhe nuk e kishin mendjen as te Çairi, as te Topana apo Dizhoni, por mendjen e kishin te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e ‘Soravia’”, ka thënë Mexhiti.



















