Connect with us

Lajme

“Mësuesi që duam”: njeri prej tyre ndodhet në Ersekë…

Publikuar

më

Prej më shumë se katër dekadash, Parim Pinderi është një nga figurat më të dashura të arsimit në Ersekë.

Në shkollën “Papa Kristo Negovani” ai ka edukuar me dhjetëra breza, dhe kënaqësia më e madhe për të mbetet momenti kur sheh ish-nxënësit e tij të arrirë në jetë dhe të formuar si qytetarë të mirë.

“Është një periudhë e gjatë në arsim. E kam dashur këtë profesion, kam punuar me përkushtim me nxënësit. Pesë vitet e para të punës kam dhënë lëndë gjuhë. Në punën e mësuesit ka lodhje, vështirësi por e kënaqësi. Kur ke sukses, ndiej kënaqësi. Kur shoh ish nxënësit e mi që janë në pozicione të larta, ndihem krenar për këtë”, thotë mësuesi për Euronews Albania.

Prej disa vitesh, Parimi ka zgjedhur t’i përkushtohet edhe një detyre më delikate: kujdesit dhe edukimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Një punë të cilën e quan të vështirë, por njëkohësisht të bukur dhe fisnike.

“Kur nisa para shtatë vitesh ndjeja vështirësi, eksperienca ishte e pakët. I është kushtuar rëndësi fëmijëve me aftësi të kufizuar. Është e vështirë. Ka spektri autik, sindromën doën, sjellja te veçanta me radhë. Këta fëmijë duan dashurinë e mësuesit, duan përkushtim, jo përkëdhelje, Jo mëshirë, duan dashuri nga gjithë personat rreth tyre. Kemi probleme me mjetet didaktike por shkolla këtu ku unë punoj ka bërë punë të mirë”, shprehet Pinderi.

Por mësuesi me përvojë ka edhe një mesazh për të rinjtë që duan të ndjekin këtë rrugë në institucionet arsimore.

“Për këta të rinj që mbarojnë arsimin special e do punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të duan profesionin dhe duhet të kenë parasysh që kanë sfida të mëdha për të kapërcyer por nuk mjafton dashuria për këtë profesion por e përkushtim e pune e sinqertë”, apelon mësuesi.

Për Parim Pinderin, mësuesia nuk është thjesht një profesion, por një mision jetësor që lë gjurmë në formimin e brezave të ardhshëm.

Lajme18 minutes ago

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedoni1 hour ago

BDI dhe VLEN në rënie, liderët shqiptarë humbin terren – 41% e qytetarëve pa orientim partiak!

Shqipëri2 hours ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme3 hours ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni4 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri5 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme6 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni7 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri7 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme8 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme8 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme9 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK