Lajme
Mërgata strugane në Zvicër i jep mbështetje të fuqishme kandidatit Mendi Qyra

Mërgata strugane në Zvicër tregoi edhe një herë se është zemra që rreh fort për Strugën. Në një takim të zhvilluar me bashkatdhetarët, kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, u prit me përkrahje të fuqishme dhe ide konkrete për të ardhmen e qytetit.
“U ktheva në Strugë jo vetëm me mbështetje të madhe nga Zvicra, por edhe me ide e propozime të vlefshme për Strugën që duam pas 19 tetorit”, u shpreh Qyra, duke falënderuar diasporën për angazhimin e saj.
Takimi dëshmoi edhe njëherë se mërgata është pjesë e pandarë e zhvillimit të vendlindjes dhe se vizioni për një Strugë më të mirë i bashkon të gjithë, kudo që ndodhen, njoftoi mes tjerash kandidati i pavarur për Strugën Mendi Qyra.
















