Connect with us

Lajme

Mendi Qyra: “Zëri i Strugës nuk njeh kufij”

Publikuar

Kandidati për Strugën, Mendi Qyra, gjatë vizitës së tij në Itali është takuar me bashkëqytetarët struganë që jetojnë atje. Ai ka theksuar rëndësinë e mendimeve dhe propozimeve të tyre, duke i vlerësuar si pjesë të çmuar të programit të tij zgjedhor.

“Mërgata ka qenë gjithmonë forca që ka mbajtur gjallë shpresën dhe dashurinë për vendlindjen. Sot, më shumë se kurrë, është koha që mendimet, përvojat dhe energjia juaj të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë për ndryshim në Strugë,” u shpreh Qyra.

Ai nënvizoi se lidhja me mërgatën nuk njeh kufij dhe se angazhimi i tyre do të ketë rol kyç në procesin e ndryshimit për Strugën.

NA NDIQ NË FACEBOOK