Connect with us

Lajme

Mendi Qyra takon banorët e Podgorcës: Shumë halle, por dëshirë e madhe për ndryshim

Publikuar

Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Podgorc, ku gjatë një kafeje u shkëmbyen mendime dhe u diskutuan sfidat me të cilat përballen qytetarët.

“Hallet dhe ankesat janë të shumta, por dëshira për ndryshim dhe për një të ardhme të denjë është edhe më e madhe,” u shpreh Qyra, duke theksuar gatishmërinë e tij për të dëgjuar dhe përfaqësuar zërin e qytetarëve.

Takimet e këtilla, sipas tij, janë dëshmi e nevojës për dialog të drejtpërdrejtë dhe për një vizion të ri për zhvillimin e komunës së Strugës./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK