Connect with us

Lajme

Mendi Qyra: Rinia e Strugës po sjell frymën e ndryshimit

Publikuar

më

Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, ka theksuar rëndësinë e angazhimit të të rinjve në fushatën e tij, duke e cilësuar atë si forcën kryesore që po sjell gjallëri dhe kreativitet.

“Kjo është rinia jonë, mendje të bukura që i japin më shumë ngjyra dhe gjallëri fushatës sonë. Një rini që zhgënjimin ndaj dështimit 20-vjeçar e shpreh me kreativitet, dhe jo me propagandë të sëmurë në rrjetet sociale,” – u shpreh Qyra.

Ai ftoi qytetarët të lexojnë gazetën javore të të rinjve “Ndryshe për Strugën”, e cila botohet në shqip dhe maqedonisht.

Mesazhi i tij është i qartë: ndryshimi ka filluar dhe e ardhmja e fëmijëve të Strugës do të jetë ndryshe.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK