Maqedoni
Mendi Qyra pret përfaqësuesit e OSBE-ODIHR: Fushata ime dallon sepse është civilizuar dhe pa ofendime

Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me përfaqësues të OSBE-ODIHR në zyrën e tij. Ai theksoi se fushata e tij politike po zhvillohet në mënyrë të civilizuar, me fokus tek e ardhmja dhe jo tek ofendimet apo e kaluara.
“Fushata ime dallon nga të tjerat sepse punohet me seriozitet për të ardhmen, pa humbur kohë me ofendime dhe pa u marrë me të kaluarën që nuk është bërë asgjë,” u shpreh Qyra.
Gjatë diskutimit, ai ngriti problemet kryesore me të cilat përballet Struga, si infrastruktura, mungesa e gjelbërimit, pastrimi i qytetit dhe deponitë pranë zonave të banuara. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e OSBE-ODIHR garantuan se çdo ankesë për procesin zgjedhor do të shqyrtohet në mënyrë të pavarur, ndërsa ditën e zgjedhjeve do të jenë të pranishëm vëzhguesit ndërkombëtarë.
“Struga ka stagnuar për pesë mandate radhazi dhe është koha për ndryshim të vërtetë,” deklaroi më tej Qyra.















