Connect with us

Lajme

Mendi Qyra denoncon kushtet në çerdhet e Strugës, premton hapjen e dy të rejave

Publikuar

Kandidati për Strugën, Mendi Qyra, ka ngritur alarmin për gjendjen në çerdhet e qytetit, duke theksuar se fëmijët po rriten në kushte të papranueshme.
Sipas tij, në disa klasa ka mbi 30 fëmijë, ambientet janë të lagështa dhe muret rrjedhin sa herë bie shi. Në të njëjtin hapësirë fëmijët mësojnë, luajnë, hanë dhe flenë, ndërsa investimet kryesore vijnë nga vetë prindërit.
“Ky realitet në çerdhet ‘Dielli’ dhe ‘Flutura’ nuk është i drejtë. Prindërit nuk mund të mbajnë mbi supe përgjegjësinë që i takon pushtetit”, u shpreh Qyra.
Ai premtoi se zgjidhja do të nisë me hapjen e çerdheve të reja në Llabunishtë dhe Veleshtë, ku tashmë është siguruar buxhet për angazhimin e rreth 40-45 edukatoreve.
“Çerdhet tona duhet të jenë shtëpia e dytë e fëmijëve, me kushte dinjitoze, hapësira të sigurta dhe staf të mjaftueshëm. Kjo do të jetë një nga betejat që do ta çoj deri në fund, sepse kujdesi për fëmijët është kujdes për të ardhmen e Strugës”, theksoi Qyra.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK