Maqedoni
Meidani takon Afrim Gashin: Kujdes kohezionin shoqëror, afrim institucional dhe dialog të qëndrueshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në takimin me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, theksoi rëndësinë e ruajtjes së dialogut ndërkomunitar dhe forcimit të kohezionit shoqëror.
Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërparlamentar dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, në frymën e mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë për stabilitetin rajonal.
Gashi përcolli urimet e tij për zgjedhjen e Niko Peleshi si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe e ftoi atë për një vizitë zyrtare në Shkup, si hap për afrimin institucional dhe dialogun e qëndrueshëm.
















